
Vera dhe sëmundjet tek fëmijët
Vera na sjell ditë të ngrohta, pa brenga dhe me temperatura më të larta dhe spërkatje në det apo në pishinë, … Megjithatë, sëmundja nuk pushon as në verë.
Nëse po përballeni me këto vështirësi, lexoni se në çfarë duhet të keni kujdes dhe vëmendje në mënyrë që të mos përkeqësoni gjendjen tuaj shëndetësore tashmë të dobësuar.
Parandalimi i anginës familjare verore
Edhe në muajt e nxehtë të verës, angina nuk pushon. Pse ndodhë kështu? Sepse gjatë gjithë vitit ka një tendencë për t’u infektuar me bakteret që shkaktojnë anginë. Kjo sigurisht lidhet me punën e sistemit imunitar. Ka njerëz që kanë baktere në fyt gjatë gjithë kohës, e megjithatë janë plotësisht të shëndetshëm. Ata mund të sëmuren kur rezistenca e tyre u reduktohet ose kur një anëtar i familjes së tyre sëmuret. Bakteret transmetohen me kontakt të ngushtë, p.sh. kur putheni, përdorni të njëjtën furçë dhëmbësh, takëm (lugë, pirunjë, thikë), gota, … Prandaj, masat higjienike janë shumë të rëndësishme për të parandaluar transmetimin e baktereve që shkaktojnë anginë.
Një fëmijë që merr antibiotikë nuk duhet të ekspozohet në diell
A e dini se kur merrni antibiotikë, për shkak të ekspozimit në diell, në lëkurë mund të shfaqet një skuqje e ngjashme me djegien nga dielli? Ndjenja në lëkurë është e pakëndshme, ndjesi shpimi gjilpërash dhe thumbuese. Ky fenomen teknikisht quhet reaksion fototoksik. Në raste të rralla është i mundur një reaksion fotoalergjik, që do të thotë se shenjat e përmendura shoqërohen me ënjtje dhe kruajtje. Lëkura e prekur mund të jetë me ngjyrë më të errët ose të hiperpigmentuar.
Këshillë: Një fëmijë që merr antibiotikë në muajt e verës duhet të jetë sa më pak i ekspozuar në diell.

Duke notuar në det me li (linë e ujit)
Fëmijët e sëmurë me li të ujit nuk rekomandohet të notojnë në pishinë ose deti. Arsye ka më shumë:
- Sëmundja është shumë infektive dhe prandaj fëmija duhet të mbetet në shtëpi derisa të gjitha koret në lëkurë dhe membranat në mukozë nuk thahen. Kjo zakonisht zgjat nga 7 deri në 10 ditë.
- Gjatë infeksionit, sistemi imun i fëmijëve është i dobësuar.
- Lëkura e prekura me li është më e prirur për infeksionet.
- Ekspozimi në dielli mund të shtojë dëmtimet e mëtejshme në lëkurën e prekur me li.
Këshillë: Mbajeni fëmijën në shtëpi derisa të jenë tharë të gjitha koret në lëkurë.
Regjistrohu për e-lajmet e Medis
Mos u shqetësoni, as ne nuk na pëlqen të mbushemi me postë dhe prandaj dërgojmë vetëm njoftime apo mesazhe mujore!


