
Sporti dhe shëndeti në dimër
Aktiviteti i rregullt dhe i moderuar sportiv është i nevojshëm për të ruajtur shëndetin dhe aftësitë, madje mund të parandalojë zhvillimin e vështirësive dhe sëmundjeve të rënda, sepse ka një efekt pozitiv në sistemin imunitar dhe rrjedhimisht në organizëm dhe funksionimin e tij.
Çfarë është sistemi imun dhe pse na bie rezistenca?
Sistemi imun është mbrojtës i sistemit të organizmit tonë i cili na mbron nga ndikimet e dëmshme të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm. Përgjigja imune e trupit në stimulues të caktuar inkurajon funksionim të qelizave imune komplekse dhe të harmonizuara në mes veti.
Kur sistemi imunitar nuk funksionon mirë, themi se imuniteti ose rezistenca jonë bie. Atëherë sportisti është më i ndjeshëm ndaj infeksioneve të ndryshme. Një dietë e ekuilibruar që siguron nevojat ditore të energjisë është shumë e rëndësishme për ruajtjen e mbrojtjes natyrore të trupit ndaj infeksioneve. Nevojitet një konsum i mjaftueshëm i karbohidrateve dhe proteinave në kohën e duhur, një konsum i mjaftueshëm i vitaminave dhe mineraleve, si dhe lëngjeve. Një sportist që ka një dietë të përzier, të larmishme dhe i cili i përmbahet parimeve bazë të të ushqyerit sportiv dhe pijeve, ka një rrezik më të ulët të infeksionit. Në një sportist që ka një dietë të ulët në fruta dhe perime, infeksionet mund të paraqiten më herët dhe më shpesh.

Rezistenca gjatë dimrit
Në dimër janë më të shpeshta viruset dhe ftohjet e ndryshme. Megjithatë, sëmundjet virale nuk janë rezultat i ndryshimeve të motit dhe ajrit të ftohtë. Edhe pse me uljen e temperaturës, shumë viruse fillojnë të shfaqen papritur, nuk duhet t’i barazojmë me kohën. “Rënia e imunitetit ndikohet më shumë nga mënyra e jetesës sesa mjedisi. Vala e të ftohtit të vjeshtës e ndjekur nga gripi është pasojë e të jetuarit në ambiente të mbyllura dhe mundësive ideale për përhapjen e infeksioneve, në vend të ftohjes së ajrit. Nëse mjedisi do të ndikonte drejtpërdrejt në elasticitetin, eskimezët që jetojnë në kushte ekstreme do të ishin shumë më të sëmurë se njerëzit e tjerë në Tokë. Në fakt është e kundërta”, shpjegon mjekja Nena Kopčavar Guček.
Mbështetja e sistemit imunitar
Sportistët mund të plotësojnë dietën e tyre me suplemente ushqimore si p.sh. Defendyl-Imunoglukan P4H® me vitaminë C dhe zink, i cili rregullon sistemin imunitar dhe aktivizon mbrojtjen natyrale të trupit.

Është e mençur që suplementet ushqimore ti bleni në barnatore sepse këshillat e ekspertëve të një farmacisti janë të disponueshme atje.
Virozë, ftohje dhe dhimbje fyti
Nëse rezistenca jonë bie, ne mund t’i dorëzohemi një infeksioni të shkaktuar nga një virus. Virusi ose ftohja fillon me dhimbje të fytit, vazhdon me rrjedhje hundësh dhe zakonisht shoqërohet me kollë. Ka më shumë se 200 viruse që shkaktojnë ftohje dhe ajri i ftohtë jashtë ose ajri i thatë i brendshëm mund të thajë më tej mukozën dhe të përshpejtojë inflamacionin. Një antibiotik për sëmundjet virale nuk është zgjidhje! Dhimbja e fytit zakonisht shoqërohet me ngjirje të zërit, një ndjenjë kruarjeje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në fyt dhe vështirësi në gëlltitje.
A nuk duhet të stërvitet një sportist gjatë një ftohjeje?
Nëse bëhet fjalë për vështirësi më të lehta, sportisti mund të stërvitet jashtë, pavarësisht temperaturave të ulëta. Aktiviteti sportiv do të stimulojë punën e sistemit imunitar. Rekomandohet që sportisti të mbrojë gojën dhe fytin nga hyrja e ajrit të ftohtë me maskë mbrojtëse dhe të jetë i veshur siç duhet për aktivitete sportive.
Regjistrohu për e-lajmet e Medis
Mos u shqetësoni, as ne nuk na pëlqen të mbushemi me postë dhe prandaj dërgojmë vetëm njoftime apo mesazhe mujore!


