Matic Dolinar

Matiç Dolinar, mr. pharm.

Infeksionet të cilat vështirë shmangen nga nxënësit e shkollës

Në fillim të vitit shkollor/kopshtit, gjatë vjeshtës dhe dimrit, tek fëmijët tanë transmetohen shumë infeksione, të cilat ndonjëherë është e vështirë të shmangen. Cilat janë këto infeksione dhe çfarë është karakteristike për to, do t’ju zbulojmë shkurtimisht më poshtë.

Ftohja

Ftohja është një sëmundje virale ngjitëse që prek traktin e sipërm të rrugëve të frymëmarrjes, veçanërisht hundën dhe zakonisht fytin dhe sinuset. Ftohjet karakterizohen me kollë, dhimbje të fytit, rrjedhje hundësh, teshtitje, dhimbje koke dhe temperaturë dhe zakonisht zhduken brenda një jave, kurse në rastin më të keq brenda tre javësh. Masë e rëndësishme për mbrojtjen nga infeksioni është larja e duarve, veçanërisht nëse më parë kemi qëndruar në vende me shumë njerëz sië janë autobusët, qendrat tregtare, ambulancat.

Gripi

Shkaktohet nga virusi i gripit. Infeksioni manifestohet në formë të temperaturës së ngritur, rrjedhjes së hundës, dhimbjes së fytit, dhimbjeve të muskujve, dhimbjes së kokës, kollës dhe teshtitjes, si dhe ndjenjës së lodhjes. Diarreja dhe të vjellat janë gjithashtu të mundshme tek fëmijët. Te forma e rëndë e gripit mund të shfaqet edhe pneumonia, e cila mund të jetë fatale për disa grupe njerëzish.

Një nxënëse e sëmurë shkolle pi çaj.

Bronkiti

Inflamacioni i mukozës bronkiale quhet bronkit. Në shumicën e rasteve është pasojë e një infeksioni viral të sistemit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe mund të jetë edhe me origjinë bakteriale. Zakonisht zhvillohet nga ftohja. Bronkiti karakterizohet nga ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes, ekspektorimi i një sasie të shtuar të sekrecioneve me kelbazë dhe vështirësi në frymëmarrje. Është i zakonshëm tek duhanpirësit dhe personat me sëmundje kronike të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes.

Një burrë kollitet; një rënie e imunitetit.

Pneumonia

Pneumonia është një infeksion i mushkërive me inflamacion të alveolave pulmonare (flluska të mbushura me ajër) që janë të mbushura me sekrecione me kelbazë, gjë që e bën frymëmarrjen të vështirësuar dhe marrjen e oksigjenit të kufizuar. Pneumonia shoqërohet me kollë, dhimbje gjoksi dhe temperaturë të lartë trupore. Shkaktarët e saj janë viruset, bakteret dhe kërpudhat. Është veçanërisht e zakonshme tek duhanpirësit dhe personat që qëndrojnë në dhoma me ajër të thatë.

Pneumonia ose inflamacioni i mushkërive është shkaku kryesor në botë i vdekjeve te fëmijët. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të vitit 2015, 16% e numri të përgjithshëm të të vdekurve nga pneumonia kanë qenë fëmijë të moshës deri në pesë vjeç.

Një nga qasjet më efektive për të parandaluar shfaqjen ose përparimin e sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes të përshkruara më sipër është një sistem i fortë imunitar. Këtu mund të jetë shumë i dobishëm Defendyl-Imunoglukan P4H®, i cili mundëson forcimin e rezistencës para dhe gjatë stinës së ftohjes, me vitaminë C dhe zink të shtuar, mbron qelizat nga stresi oksidativ dhe kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes.

Le të mbeten ftohja, gripi, bronkiti, pneumonia, dhimbja e fytit dhe kolla vetëm fjalë në ekranin e kompjuterit tuaj.