
Gripi: simptomat, shërimi, parandalimi
Gripi është i pranishëm në jetën tonë më shpesh sesa mund ta mendojmë. Duke qenë se edhe neve na kap gripi me gjasë pothuajse çdo vit, nuk mjafton vetëm të njohim shenjat e tij, por të dijmë se si ta trajtojmë atë dhe si të mbrohemi prej tij.
Ftohja, gripi apo angina?
Kur nuk e dijmë se cila sëmundje na ka sulmuar, më së miri është të besojmë në simptomat që sjell sëmundja.
Shumica e ftohjeve fillojnë gradualisht: gjendje e keqe e përgjithshme, dhimbje gjatë gëlltitjes, ftohje, teshtitje, dhimbje koke dhe mund të përkeqësohet edhe oreksi. Te ftohja, zakonisht nuk kemi temperaturë të lartë; përjashtim bëjnë fëmijët sepse tek ata, ftohja mund të shoqërohet me temperaturë të lartë trupore.
Gripi shfaqet në mënyrë sezonale dhe nuk ka gjasa që të marrim gripin në vjeshtë ose në fund të pranverës. Ndryshe nga ftohja, gripi zakonisht fillon papritur: ka dhimbje të forta në muskuj dhe kyçe, temperaturë, temperaturë të lartë trupore, kollë të thatë, dhimbje prapa syve dhe dhimbje koke.
Angina gjithashtu mund të shkaktojë temperaturë të lartë trupore dhe akoma më tipike janë dhimbjet e forta gjatë gëlltitjes, si p.sh. bajamet e zmadhuara dhe të skuqura që mund të kenë depozita të bardha. Simptomat e anginës shoqërohen shpesh me ënjtje të nyjeve limfatike në qafë dhe nën nofullën e poshtme.
Infeksioni me virusin e gripit
Për t’u prekur nga gripi, fillimisht duhet të biem në kontakt me virusin. Ai mund të hyjë në trup përmes spërklave të vogla dhe sekrecioneve nga sistemi i frymëmarrjes së një personi të infektuar, ndërsa ne mund të infektohemi edhe në mënyrë indirekte: përmes kontaktit me objekte që përmbajnë sekret nga sistemi i frymëmarrjes dhe viruset.
Nëse ende nuk jemi infektuar apo vaksinuar me një nëntip të caktuar të virusit, ka shumë gjasa që në të vërtetë të sëmuremi kur të biem në kontakt me të. Infeksioni me një nëntip të caktuar të virusit nuk na mbron plotësisht nga gripi, por parandalon një ecuri më të rëndë të sëmundjes kur infektohemi sërish me të njëjtin nëntip të virusit të gripit.
Sa i rrezikshëm është gripi?
Nëse nuk kemi në të njëjtën kohë sëmundje të tjera, gripi zakonisht kalon pa komplikime dhe nuk është i rrezikshëm.
Për trajtimin e gripit, vlenë rregulli që të qëndrojmë në shtëpi, të pijmë mjaftueshëm lëngje dhe të lehtësojmë simptomat.
Ku jeni me grip nuk duhet të qëndroni tërë kohën në krevat, por të paktën në kohën kur keni edhe dhe gjendje të keqe të përgjithshme të trupit, nuk rekomandohen ngarkesa më të mëdha fizike dhe mendore.
Pas shërimit nga gripi, rekomandohet gjithashtu që aktivitetet normale të përditshme të fillojnë gradualisht. Kujdes i veçantë duhet treguar në dimër; ajri i ftohtë mund të shkaktojë kollitje dhe gulçim sepse viruset dëmtojnë mukozën e sistemit të frymëmarrjes, e cila përndryshe shërben si mbrojtje kundër grimcave të pluhurit dhe viruseve.
Kur duhet të vizitoni mjekun?
Gripin, në fakt mund ta kapërcejmë pa shkuar në klinikë. Mjeku do të vlerësojë nëse ecuria e rëndë e sëmundjes mund të kërkojë trajtim spitalor, por në të kundërt nuk do të përshkruajë ndonjë mjekim të veçantë; gripi është një infeksion viral në të cilin trajtimi me antibiotikë nuk ka efekt.
Vizita te mjeku është e nevojshme vetëm nëse nuk arrijmë të ulim temperaturën, kemi ndjenjë ngulfatjeje, pra frymëmarrje të vështirësuar ose nëse sëmundja bazike përkeqësohet. Mjekun duhet ta vizitojmë edhe nëse ndihemi më mirë, por që më pas temperatura u ngrit sërish dhe filluam të kollitemi duke nxjerrë sekret me kelbazë. Mesiguri është zhvilluar një infeksion bakterial shtesë për të cilin mjeku do të përshkruajë antibiotikët e duhur.

Trajtimi i gripit zakonisht zgjat 7 deri në 10 ditë.
Me sistem imunitar që funksionon mirë dhe gjendje të mirë të përgjithshme, kohëzgjatja e gripit zakonisht është më e shkurtër dhe rrjedha e sëmundjes është më e lehtë. Tek fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike, gripi mund të jetë më i rëndë dhe të zgjasë më gjatë. Një ecuri më e rëndë e gripit është gjithashtu e mundur kur ne infektohemi për herë të parë me një nënlloj të veçantë të gripit; domethënë, çdo vit më shumë nëntipe të virusit mund të shkaktojnë grip.
Barnat kundër gripit
Nuk ka kuptim trajtimi i një infeksioni viral me antibiotikë, prandaj, për shërimin e gripit nuk ka barna të veçanta; megjithatë ne mund të trajtojmë simptomat e infeksionit.
Në këtë fushë, ne mund të zgjedhim një nga analgjezikët e shumtë që do të lehtësojë dhimbjet, ndërsa shërimit të shpejtë do ti kontribuojë edhe forcimi i sistemit imunitar. Viteve të fundit, ka më shumë prova se Polisakaridet bioaktive (IMG®) stimulojnë fuqishëm punën e sistemit imunitar, gjë që mundëson mbrojtje më të mirë dhe më të shpejtë të organizmit kundër infeksionit me viruset e ftohjes dhe gripit.
Trajtimi natyral i gripit
Duhet të kemi kujdes kur përdorim bimë mjekësore dhe barna të prodhuara prej tyre, sepse ato mund të përmbajnë substanca që kanë efekt negativ në kombinim me barna të tjera. Është gjithmonë më e sigurt që të marrim barna vetëm me një substancë aktive; te kombinimet e disa përbërësve medicinale është e vështirë të parashikohet se si do të veprojnë së bashku. Në çdo rast, barnat duhet të blihen në barnatore, sepse mund të pyesni farmacistët që kanë edukimin e duhur lidhur me efektet anësore të mundshme.

Parandalimi i gripit
Gripi është mjaft efektiv dhe mund të parandalohet në mënyrë të sigurt me vaksinim. Vaksinimi bëhet në nëntor ose dhjetor edhe para shfaqjes së gripit dhe vaksinimi përsëritet çdo vit. Vaksina nuk garanton imunitet afatgjatë dhe vepron vetëm kundër atyre nënllojeve të virusit të gripit që janë të pranishëm në vaksinë. Çdo vit, nëntipe të ndryshme të virusit qarkullojnë mes nesh dhe për këtë arsye përbërja e vaksinës ndryshon çdo vit.
Megjithëse vaksina është shumë e sigurt, ajo nuk është 100% efektive dhe ne mund të marrim grip pavarësisht se jemi të vaksinuar. Tek të moshuarit, efikasiteti i parandalimit të gripit pas vaksinimit zvogëlohet, megjithatë, kjo nuk do të thotë se vaksinimi është i pakuptimtë.
Regjistrohu për e-lajmet e Medis
Mos u shqetësoni, as ne nuk na pëlqen të mbushemi me postë dhe prandaj dërgojmë vetëm njoftime apo mesazhe mujore!


