
Forcimi i imunitetit të të rriturve gjatë periudhave stresuese në punë
A keni detyra të përgjegjshme për të përfunduar në një afat të shkurtër? Jeni të shqetësuar se si të balanconi të gjitha angazhimet e punës dhe ato private gjersa njëkohësisht jeni duke e shijuar ende jetën? Sigurisht që nuk ka asnjë person që nuk përballet çdo ditë me situata stresuese në punë dhe në shtëpi. Stresi na ndjek kudo!
Është shumë e rëndësishme të njihen në kohë simptomat siç janë lodhja e tepërt, pagjumësia dhe nervozizmi si dhe të ndërmerrni diçka. Si çelës për sistem të mirë imunitar, janë stërvitja në natyrë, higjiena e mirë e gjumit dhe koha e ndarë për veten. Ashtu siç i keni “imponuar” vetes atë që duhet të bëni, poashtu mund të zgjidhni të bëni vetëm gjërat më të rëndësishme.
Megjithatë, ju mund ta përgatisni trupin tuaj për ngarkesat më të rënda që vijnë. Mineralet dhe vitaminat e ndryshme ndihmojnë në furnizimin e qelizave me materie ushqyese në mënyrë që ne të mund të funksionojmë nën ngarkesa më të larta për një kohë. Vitamina C ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes. Vitamina C dhe zinku kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ.
Me një sistem të forcuar imunitar shkoni në punë pa brenga
Në mënyrë që sistemi imunitar të jetë sa më i gatshëm, duhet të furnizohet me materie ushqyese të përshtatshme. Për forcim të imunitetit janë të rëndësishme vitamina të ndryshme (vitamina C, D dhe E), minerale (p.sh. zinku, seleni..), si dhe produkte të tjera natyrale, p.sh. beta-glukanët, të cilat ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar. Ne mund t’i sigurojmë trupit disa materie ushqyese përmes mënyrës së duhuru të ushqyerjes dhe kur sistemi imunitar dobësohet, ne do kemi nevojë për produkte që përmbajnë sasi të mëdha të këtyre materieve ushqyese.
Produktet Defendyl-Imunoglukan P4H® përmbajnë IMG® – ekstrakt natyral i kërpudhave të ahut, si dhe vitaminë C dhe zink, të cilat kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar. Përbërësit e zgjedhur në sasitë e rekomanduara mbështesin punën e sistemit imunitar.
Vitamina C dhe zinku kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ. Vitamina C gjithashtu ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes.
Stresi dhe ngarkesat e shtuara ndikojnë negativisht në sistemin imunitar. Forconi në kohë sistemin tuaj imunitar që të mos ju zhgënjejë.

Në rast infeksioni, kthehuni më shpejt në punë
Kur sistemi imunitar dobësohet dhe shfaqet një infeksion, përveç lehtësimit të simptomave, është mirë ta mbështesni me produkte natyrale që ndihmojnë në forcimin e imunitetit. Rekomandohet marrja e këtyre produkteve në mënyrë parandaluese dhe pas shfaqjes së infeksionit në mënyrë që organizmi të shërohet më shpejt. Një sistem imunitar i shëndetshëm afatgjatë na mbron nga sëmundjet infektive.
Rritja e aktivitetit të sistemit imunitar, siç janë infeksionet akute të frymëmarrjes, prodhon miliona qeliza të reja imune, duke rritur nevojën për vitaminë C dhe zink. Sistemi ynë imunitar fillon të luftojë infeksionin dhe lehtësimi varet nga forca dhe shpejtësia e përgjigjes imune. Gjatë kësaj kohe, rekomandohet mbështetje intensive për përgjigjen natyrore imune.
Produktet Defendyl-Imunoglukan P4H® përmbajnë IMG® – ekstrakt natyral i kërpudhave të ahut, si dhe vitaminë C dhe zink, të cilat kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar. Përbërësit e zgjedhur në sasitë e rekomanduara mbështesin punën e sistemit imunitar.
Nëse ndjeni se do të sëmureni, mos prisni, por kujdesuni menjëherë për forcimin e imunitetit dhe furnizimin e organizmit me të gjitha materiet ushqyese të nevojshme për të luftuar infeksionet.
Regjistrohu për e-lajmet e Medis
Mos u shqetësoni, as ne nuk na pëlqen të mbushemi me postë dhe prandaj dërgojmë vetëm njoftime apo mesazhe mujore!

