redaksia

Redaksia Defendyl-Imunoglukan P4H®

Forcimi i imunitetit i tërë familjes në stinën e ftohjes, gripit dhe virozave të tjera

Ndiheni keq, keni dridhje, teshtini, ju rrjedhin hundët? A është kjo thjesht një ftohje e zakonshme apo grip në fund të fundit? Të dyja sëmundjet, ftohja dhe gripi, janë sëmundje virale që quhen edhe viroza.

Pavarësisht se cili virus ju ka sulmuar (p.sh. virusi i gripit apo i ftohjes), rekomandohet që të pushoni mirë, të pini shumë lëngje dhe të forconi sistemin tuaj imunitar për t’u rikuperuar më shpejt. Silluni me përgjegjësi, qëndroni në shtëpi dhe parandaloni sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e mëtejshme të infeksionit tek anëtarët e familjes, shokët e klasës ose kolegët e punës. Nëse viruset nuk kanë komplikime, ato kalojnë shpejt (brenda një jave), kështu që lirisht mund ta lini atë kohë vetëm për veten dhe shëndetin tuaj.

Para sezonit të gripit dhe të ftohjes është e dëshirueshme të forconi sistemin tuaj imunitar me vitamina, minerale dhe beta-glukanë. Andaj të gjithë punonjësve shëndetësor, personave me sëmundje kronike dhe personave të moshuar, ju rekomandohet të vaksinohen kundër gripit.

Në kohën e sëmundjeve virale më të shpeshta, është shumë e rëndësishme të lani duart rregullisht dhe të prekni sa më pak fytyrën me duar. Nëse jeni të ftohur, bëhuni të përgjegjshëm, kujdesuni për higjienën e kollitjes dhe teshtitjes dhe kaloni më pak kohë me njerëzit.

Një sistem imunitar i forcuar mund t’ju ndihmojë të kaloni sezonin e viruseve me më pak infeksione

Në mënyrë që sistemi imunitar të jetë sa më i gatshëm, duhet të furnizohet me materie ushqyese të përshtatshme. Për forcimin e imunitetit janë të rëndësishme Vitamina të ndryshme (vitamina C, D dhe E), minerale (p.sh. zinku, seleni, …), si dhe produktet e tjera natyrale, p.sh. beta-glukanët, të cilët ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar. Ne mund t’i sigurojmë trupit disa materie ushqyese përmes mënyrës së duhur të ushqyerjes dhe kur sistemi imunitar dobësohet, ne do kemi nevojë për produkte që përmbajnë sasi të mëdha të këtyre materieve ushqyese.

Produktet Defendyl-Imunoglukan P4H® përmbajnë IMG® – ekstrakt natyral i kërpudhave të ahut, si dhe vitaminë C dhe zink, të cilat kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar. Përbërësit e zgjedhur në sasitë e rekomanduara mbështesin punën e sistemit imunitar.

Vitamina C dhe zinku kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ. Vitamina C gjithashtu ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes.

Sezoni i ftohjeve të intensifikuara ndodh çdo vit. Le të jetë ndryshe këtë vit, prandaj forconi imunitetin para sezonit të ftohjeve më të shpeshta.

Babai dhe fëmija duke shijuar një sanduiç.

Një sistem i fortë imunitar ndihmon në luftimin e infeksioneve

Plogështia e përgjithshme, lodhja dhe rraskapitja janë shenjat e para që na tregojnë se ka pasur një rënie të imunitetit, apo infeksion. Koha nga fillimi i infeksionit deri në shfaqjen e simptomave të sëmundjes (periudha e inkubacionit) zakonisht zgjat nga 36 orë deri në 72 orë.

Kur sistemi imunitar dobësohet dhe shfaqet infeksioni, përveç lehtësimit të simptomave, është mirë ta mbështesni me produkte natyrale që ndihmojnë në forcimin e imunitetit. Rekomandohet marrja e këtyre produkteve në mënyrë parandaluese dhe në rast infeksioni për të lejuar që trupi të shërohet më shpejt. Një sistem imunitar i shëndetshëm afatgjatë na mbron nga sëmundjet infektive.

Me rritjen e aktivitetit të sistemit imunitar, siç janë infeksionet akute të frymëmarrjes, formohen miliona qeliza të reja imune dhe rritet nevoja për vitaminë C dhe zink. Sistemi ynë imunitar fillon të luftojë infeksionin ndërsa lehtësimi varet nga forca dhe shpejtësia e përgjigjes imune. Gjatë kësaj kohe, rekomandohet mbështetje intensive për përgjigjen natyrore imune.

Produktet Defendyl-Imunoglukan P4H® përmbajnë IMG® – ekstrakt natyral i kërpudhave të detit, si dhe vitaminë C dhe zink, të cilat kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar. Përbërësit e zgjedhur në sasitë e rekomanduara mbështesin punën e sistemit imunitar.

Nëse ndjeni se do të sëmureni, mos prisni, por kujdesuni menjëherë për forcimin e imunitetit dhe furnizimin e organizmit me të gjitha materiet ushqyese të nevojshme për të luftuar kundër infeksioneve.