redaksia

Redaksia Defendyl-Imunoglukan P4H®

Forcimi i imunitetit i tërë familjes gjatë kohës së festave dhe pushimeve vjetore

Kur shkojmë në një udhëtim apo pushim të shkurtër vjetor, nuk mendojmë për “mbetjet e dëmshme” të mundshme që mund të hyjnë në trupin tonë dhe të shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Megjithatë, këto “mbetje të dëmshme” janë të pranishme gjatë gjithë kohës. Sistemi ynë imunologjik është gjithmonë gati, por kur ka shumë faktorë të dëmshëm, ai gjithashtu dështon. Udhëtimet, ndryshimet e mjedisit, temperaturat më të larta apo më të ulëta sesa ato të zakonshmet nënkuptojnë edhe stres për trupin tonë, gjë që mund të jetë shkak i rënies së imunitetit dhe problemeve shëndetësore.

Dihet se viruset janë aktivë edhe në muajt e ngrohtë, veçanërisht enteroviruset. Infeksioni me këto viruse më së shpeshti manifestohet si temperaturë e rritur trupore, ethe, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, plogështi dhe çrregullime gastrointestinale. Edhe përdorimi i kondicionerëve në ambiente dhe automjete mund të kontribuojë gjithashtu në rritjen e shpeshtësisë së infeksioneve të sistemit të frymëmarrjes nëpërmjet dehidrimit të mukozave dhe përhapjes së përshpejtuar të mikroorganizmave dhe viruseve në ambiente.

Siguroni mbrojtjen e duhur të sistemit imunitar gjatë gjithë vitit! Kujdesuni që të keni një ushqyeshmëri të ekuilibruar, aktivitet të rregullt fizik, gjumë të mjaftueshëm dhe relaksim. Te ngarkesat/lodhjet më të mëdha (punë apo private), mund të përdorni produktet e duhura që mund t’i blini në barnatore dhe të cilat kanë një efekt të dobishëm në imunitetin.

Një familje po përgatit një vakt të shëndetshëm në kuzhinë.

Me sistem të forcuar imunitar, shkoni pa brenga në pushime

Në mënyrë që sistemi imunitar të jetë sa më i gatshëm, duhet ta furnizoni me materie ushqyese të përshtatshme. Për forcimin e imunitetit janë të rëndësishme vitaminat e ndryshme (vitamina C, D dhe E), mineralet (p.sh. zinku, seleni, …), si dhe produktet tjera natyrale, p.sh. beta-glukanet, të cilët ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar. Ne mund t’i sigurojmë trupit disa materie ushqyese përmes mënyrës së duhur të ushqyerjes dhe kur sistemi imunitar dobësohet, ne do të kemi nevojë për produkte që përmbajnë sasi të mëdha të këtyre materieve ushqyese.

Produktet Defendyl-Imunoglukan P4H® përmbajnë IMG® – ekstrakt natyral i kërpudhave të ahut, si dhe vitaminë C dhe zink, të cilat kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar. Përbërësit e zgjedhur në sasitë e rekomanduara mbështesin punën e sistemit imunitar.

Vitamina C dhe zinku kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ. Vitamina C gjithashtu ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes. Sistemi imunitar duhet të jetë gati në çdo moment, qoftë edhe kur jeni në pushime. Përgatitni, jo vetëm bagazhin tuaj por edhe sistemin imunitar.

Në rast të infeksionit,kthehuni sa më shpejtë të jetë e mundur në pushim vjetor

Kur sistemi imunitar dobësohet dhe shfaqet infeksioni, krahas lehtlsimit të simptomave, është mirë ta mbështesni me produkte natyrale të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Rekomandohet marrja e këtyre produkteve në mënyrë parandaluese edhe pas shfaqjes së infeksionit në mënyrë që organizmit ti mundësohet shërim më i shpejtë. Sistemi imunitar afatgjatë i shëndoshë na mbron nga sëmundjet infektive.

Me rritjen e aktivitetit të sistemit imunitar, siç është infeksioni akut i sistemit të frymëmarrjes, prodhohen miliona qeliza të reja imune, me çrast rritet edhe nevoja për vitaminë C dhe zink. Sistemi ynë imunitar fillon të luftojë kundër infeksionit, përderisa lehtësimi varet nga forca dhe shpejtësia e përgjigjes imune. Gjatë kësaj kohe, rekomandohet mbështetje intensive ndaj përgjigjes natyrore imune.

Produktet Defendyl-Imunoglukan P4H® përmbajnë IMG® – ekstrakt natyral i kërpudhave të ahut si dhe vitaminë C dhe zink, të cilat kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar. Përbërësit e zgjedhur në sasitë e rekomanduara mbështesin punën e sistemit imunitar.

Nëse ndjeni se do të sëmureni, mos hezitoni dhe menjëherë kujdesuni për forcimin e imunitetit dhe shijoni gjatë gjithë pushimit.