Mateja-Logar

Doc. dr Mateja Logar
specialist infektolog, Klinika e Sëmundjeve Infektive në Lubjanë

Dallimi midis ftohjes dhe gripit

Sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes sië janë ftohja dhe gripi janë shkaktarët më të shpeshtë të vizitave te mjeku dhe mungesave të numërta nga shkolla apo puna. Si ftohja ashtu edhe gripi janë sëmundje virale dhe me fjalë të tjera i quajmë viruse. Por si të dallojmë kur jemi të prekur vetëm nga ftohja dhe kur kemi të bëjmë me grip?

Ftohja

Ftohemi më së shpeshti në muajt e vjeshtës dhe të dimrit, nga shtatori në prill. Shkak mund të jenë ditët e para të shkollës dhe gjithashtu është e vërtetë që gjatë kohëve me mot të ftohtë, ne qëndrojmë më shpesh dhe më gjatë në ambiente të mbyllura, gjë që e rrit mundësinë e transmetimit të virusit. Kjo mund të shihet shpejt në kopshte, shkolla dhe brenda familjes, sepse infeksionet përhapen më shpejt në këto vende. Ftohja shkaktohet nga viruse të disa familjeve të ndryshme virusesh. Dallojmë mbi 100 nëntipe të ndryshme të viruseve të ftohjes dhe kjo është arsyeja pse mund t’ë sëmuremi shumë shpesh nga ta.

Si shfaqet infeksioni me ftohje?

Shumica e viruseve prej të cilëve ftohemi gjenden në sekrecionet e hundës dhe më së shumti ekskretohen nga dita e dytë deri në ditën e katërt të sëmundjes.

Mund të infektohemi:

  • drejtpërdrejt, përkatësisht përmes transferimit të sekretit nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes së personit të sëmurë në lëkurë dhe në mukozë. Infeksioni është i mundur nëpërmjet kontaktit me objekte në të cilat ndodhen sekreti nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
  • me spërkla, përaktësisht, përmes grimcave më të mëdha të sekretit nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes që dalin në ajër me teshtitje ose kollitje dhe më pas në lëkurën dhe mukozën e të sëmuarit të ardhshëm.

Ftohja hyn në trupin tonë zakonisht përmes hundës, por mund të hyjë edhe përmes syve. Në pjesën e pasme të hundës dhe bajameve, viruset më pas shumohen dhe lidhen me receptorët në mukozë. Kështu, ato hyjnë në qeliza dhe nxisin një reaksion inflamator për shkak të të cilit gradualisht shfaqen simptomat karakteristike të ftohjes: teshtitja, kollitja, pezmatimi i syve dhe dhimbjet gjatë gëlltitjes.

Fëmijë i sëmurë me nënën, ftohje, grip.

Simptomi se lahko pričnejo tudi že po 10 urah od okužbe.

Simptomat mund të shfaqen 10 orë pas infektimit.

Çfarë janë simptomat e ftohjes?

Shenjat dhe simptomat e ftohjes së zakonshme ndryshojnë nga pacienti në pacient dhe të gjitha janë të lehta. Periudha e inkubacionit për ftohjet është e shkurtër dhe zakonisht zgjat nga 2 deri në 5 ditë.

Zakonisht mund të shfaqen:

  • sekrecionet e hundës, të cilat mund të jenë me kelbazë,
  • mbyllje apo kongjestion i hundës,
  • kollë,
  • kruarje të dhimbshme dhe ndjesi shpimi gjilpërash në grykë të fytit.

Simptomat dhe shenjat tjera janë më pak të pranishme, si:

  • temperatura e lartë (zakonisht te fëmijët e vegjël),
  • gjendje jo e mirë e përgjithshme e trupit,
  • dhimbje muskulore,
  • teshtitje,
  • ngjirje e zërit,
  • ndjesi djegieje në sy,
  • humbje e shqisës së shijes,
  • dhimbje veshi.

Si të trajtojmë ftohjen?

Ftohja e zakonshme është një sëmundje e lehtë që largohet vetvetiu pas 7 deri në 10 ditë. Kolla dhe gjendja e përgjithshme jo e mirë e trupit mund të zgjasin deri në tre javë. Tek fëmijët, simptomat zgjasin më shumë se tek të rriturit dhe zakonisht zhduken për 10 deri në 14 ditë. Shërimi i ftohjes është simptomatik, që do të thotë se ne shërojmë, përkatësisht lehtësojmë simptomat. Për frymëmarrje më të lehtë, mund të merren dekongjestiv, të cilët do të pastrojnë mukozën e hundës dhe mund të merren paracetamol dhe barna josteroide antireumatike për të lehtësuar dhimbjet.

Ftohja e zakonshme nuk është e rrezikshme në vetvete, por mund të na bëjë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të tjera ose të përkeqësojë gjendjet e tjera patologjike. Në afërsisht 0,5% deri në 2% të rasteve të ftohjes, sëmundja ndërlikohet nga një infeksion tjetër bakterial, p.sh. Inflamacioni i sinuseve paranazale, veshit të mesëm ose pneumonisë, ndërsa është i mundur edhe përkeqësimi i sëmundjes kronike të mushkërive. Viruset e shumta që shkaktojnë ftohje vetëm tek të rriturit tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël mund të shkaktojnë bronkiolit.

Ftohje apo grip?

Të dyja sëmundjet, edhe ftohja dhe gripi, janë sëmundje virale të sistemit të frymëmarrjes, përkatësisht viruse, por megjithatë pak a shumë dallohen. Edhe virusi i gripit shfaqet veçanërisht në muajt e dimrit, por për shkak të infektivitetit të tij të lartë, gripi shfaqet në formën e epidemive më të mëdha ose më të vogla, ndonjëherë edhe në formë pandemie. Të gjitha simptomat e gripit shpërthejnë menjëherë dhe zakonisht zgjasin për një javë: temperaturë e lartë, kollë e thatë, dhimbje muskujsh dhe dhimbje koke.

Për dallim nga ftohja e zakonshme, ku simptomat shfaqen gradualisht njëra pas tjetrës, gripi fillon papritur.

Familje e sëmurë, ftohje, grip.

Tabela e mëposhtme mund të na ndihmojë ti dallojmë:

FTOHJEN E ZAKONSHMEGRIPIN
fillimi gradualfillim i papritur
gjendje e keqe e përgjithshmetemperaturë e lartë
dhimbje gjatë gëlltitjesdhimbje shumë të forta në muskuj dhe nyje
rrjedhje e hundësdhimbje koke
inflamacion i syvekollë e thatë
teshtitjehumbje e oreksit
kollë
dhimbje të muskujve dhe nyjave
humbje e oreksit
temperaturë e lartë – veçanërisht të fëmijët

Duke përcjellur me kujdes simptomat dhe gjendjen e përgjithshme, mund të konkludojmë shpejt se cili virus na ka sulmuar. Por, pavarësisht nëse kemi grip apo ftohje, rekomandohet të pushojmë mirë gjatë trajtimit, të pimë shumë lëngje dhe të forcojmë imunitetin, e në radhë të parë të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të infeksionit tek familjarët dhe kolegët në punë. Nëse nuk ka komplikime, të dyja sëmundjet kalojnë brenda një jave. Këtë kohë duhet ta ndajmë vetëm për veten dhe shëndetin tonë.

Mos harroni kurrë se vaksinimi kundër gripit sezonal është dëshmuar si mënyra më efektive për të parandaluar sëmundjet dhe komplikimet që mund të jenë pasojë e gripit.