
4 këshilla të dobishme: pse të qëndrojmë në shtëpi kur kemi një ftohje apo sëmundje?
Nauze, kollë, temperaturë e lartë. Ndërsa para jush është një ditë e re, plot detyrime dhe detyra urgjente. A e dini këtë? Çfarë duhet të bëni? Qëndroni në shtëpi apo përfundoni ditën e punës? Po ju japim 4 arsye për të qëndruar në shtëpi.
1. Sjellje e përgjegjshme ndaj kolegëve
Shenjat e ftohjes janë rrjedhje hunde, teshtitje dhe kollitje. Hulumtimet e fundit tregojnë se mikrobet (bakteret, viruset) përhapen më shpejtë se sa që ju mendoni. Ato përhapen më së shumti “me spërkla”, kurse në bazëtë eksperimenteve, shkencëtarët kanë zbuluar se teshtitja dhe kollitja mund të nxjerrin jashtë në mjedis pikat me shpejtësi prej të paktën 150 km/h. Me teshtitje madje më shumë se 100 000 pika të cilat përmbajnë mikrobe të cilat mund të transmetojnë viruse të ndryshme (p.sh. virus të gripit, adenoviruse, virus respirator sincicial – VRS).
Shkuarja në punë vetëm rrit rrezikun e përhapjes së sëmundjes. Mendoni nëse ja vlenë të infektoni edhe kolegët?
2. Ndaloni përhapjen e virusit dhe mbroni grupet në rrezik
Ju nuk takoni vetëm kolegët çdo ditë. A keni menduar ndonjëherë për të moshuarit dhe fëmijët apo njerëzit me sëmundje kronike? Viruset nuk zgjedhin, ata thjesht presin të gjejnë nikoqirin e duhur në mënyrë që të mund të riprodhohen. Me çdo kontakt, madje edhe kalimtar, ne i shtojmë një guralec mozaikut të takimeve tona, domethënë udhëtimeve të virusit. Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se të rinjtë kanë një ecuri më të lehtë të sëmundjes dhe të moshuarit kanë një rrezik më të lartë për komplikime më serioze. A jeni në dijeni të përgjegjësive të një individi të infektuar?
3. Shërimi
Pushim dhe prap pushim. Duke pushuar në shtëpinë tonë, ne mund të sigurojmë shanset më të mira për shërim. Pushimi përshpejton procesin e rikuperimit dhe nuk rrezikojmë nga komplikime edhe më të mëdha, të cilat mund të zgjasin më tej sëmundjen. Mjetet për uljen e temperaturës së trupit, pijet e nxehta, një mënyrë e ekuilibruar e ushqimit dhe pushimi ndihmojnë trupin të rikuperohet më shpejt. Megjithatë, nëse i sigurojmë trupit “materie ushqyese” shtesë përmes produkteve të përzgjedhura për rritjen e imunitetit (p.sh. kapsulat Defendyl-Imunoglukan P4H®), shërimi është i garantuar.

Rregull i përgjithshëm është që duhet të qëndrojmë në shtëpi edhe për të paktën 24 orë të tjera nga momenti që nuk kemi më temperaturë pa marrë analgjezik.
Barnat kundër dhimbjeve shtypin simptomat, por nuk ndihmojnë në shërim. Ky është një tjetër konfirmim se kemi nevojë për pushim dhe largim nga aktivitetet e përditshme. Kthimi i parakohshëm në punë mund të ketë gjithashtu pasoja negative shëndetësore, duke përfshirë rritjen e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve të frymëmarrjes.
4. Produktiviteti në punë
Mendoni se pavarësisht sëmundjes jeni shumë produktiv në vendin e punës? Fatkeqësisht, duhet t’ju zhgënjejmë, hulumtimet tregojnë se një i sëmurë arrin vetëm 60% të produktivitetit mesatar në punë. Sëmundja dhe lodhja bëjnë të vetën, ndaj mundësia e gabimeve rritet në mënyrë drastike. Për më tepër, hulumtimet tregojnë se një person i sëmurë humbet shumë kohë në punë, kryesisht për shkak të përqendrimit të dobët dhe lodhjes. Kjo vetëm konfirmon se është më e favorshme për punëdhënësin që punëtori të shfrytëzojë mundësinë e pushimit mjekësor gjatë asaj kohe.
Në të njëjtën kohë, është thelbësore të jemi të vetëdijshëm për pasojat që mund të vijnë nga sjellja e papërgjegjshme. Puna mund të presë ose mund të bëhet nga një person tjetër, ndërsa jeta është vetëm një. Me më pak gabime do ta shpenzojmë më mirë dhe më të plotësuar. Pra, kur jemi të sëmurë, le të qëndrojmë në shtëpi dhe të mbrojmë veten dhe njerëzit përreth nesh!
Regjistrohu për e-lajmet e Medis
Mos u shqetësoni, as ne nuk na pëlqen të mbushemi me postë dhe prandaj dërgojmë vetëm njoftime apo mesazhe mujore!

